Bajrami: Humbjet e energjisë në veri u rritën 15 fish, lulëzuan kriptovalutat dhe laboratorët e drogës

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, ka publikuar disa statistika të frikshme të humbjeve të energjisë në komunat veriore gjatë udhëheqjes së ish-qeverisë Kurti.

Bajrami bëri të ditur se gjatë periudhës 2021–2023, kostoja e humbjeve të energjisë në veri ka arritur shifrën prej 131 milionë eurosh. Ajo ka bërë një krahasim mes vitit 2020 dhe viteve pasuese, duke theksuar se nën qeverisjen Kurti 2, humbjet janë rritur deri në 15 fish.

Postimi:

131 milionë Euro janë humbjet e energjisë në veri (2021–2023)

Gjatë qeverisjes së Kurtit humbjet e energjisë për komunat veriore janë rritë deri në 15 fish: nga 4 milionë Euro në vitin 2020 në 63 milionë Euro në vitin 2022. Kriptovalutat dhe laboratorët e drogës kanë lulëzu nën qeverisjen e juaj.

Populli thotë “Nëse është hangër pitja ka mbetë tepsia”.

Ne nuk vizatojmë grafe në zyre të partisë, prej ditës së parë kemi folë me fakte, nuk po flasim me centa po flasim për qindra miliona Euro të paguara nga xhepat e qytetarëve të këtij vendi edhe për energjinë e paguar në veri.

Humbjet e energjisë në komunat veriore, sipas pasqyrave financiare dhe raportit të auditorit të pavarur për KOSTT-it janë:

2020: 4 milionë Euro,

2021: 41 milionë Euro,

2022: 63 milionë Euro,

2023: 27 milionë Euro,

Në koment janë të gjitha raportet, faqet dhe shenimet se ku janë marrë këto të dhëna.

Shihni raportet dhe e kuptoni sa ka pagu populli i Kosovës për energjinë e shpenzuar në veri gjatë qeverisë Kurti.