Aksident mes dy veturave në fshatin Leshan të Pejës, tre persona përfundojnë në emergjencë

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se nga ky aksident tre persona janë lënduar.

“Rreth orës 17:00 policia është njoftuar per nje aksident në fshatin Leshan të komunës së Pejës. Dy vetura janë të përfshira në aksident, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndimedhe po trajtohen në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi për Reporteri.net