Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka quajtur “tragjike për Kosovën që synon BE-në” pas rikthimit të raportit të Reporterëve pa Kufinj, ku Kosova kishte shënruar rënie drastike në lirinë e mediave, kryesisht për shkak të përkeqësimit të indikatorëve.
“Për sanksionet dhe lirinë e shtypit, sot jemi në një ligë me Rusinë dhe Bjellorusinë. Meritë e Albin Kurtit (mos t’ja marrim meritat). Kjo është tragjike për një vend që synon BE-në dhe aleancën me Perëndimin”, tha Rukiqi.











