E BUJSHME nga Argjentina: Dybala dëshiron t’i bashkohet këtij klubi që në janar

Nga Argjentina vjen një zë i fortë merkatoje për të ardhmen e Paulo Dybala, kontrata e të cilit skadon me Romën më 30 qershor. Sipas burimeve amerikano-jugore, rrethi i sulmuesit argjentinas po punon për zgjidhjen e parakohshme të kontratës që në janar, me synimin që Dybala të transferohet te Boca Juniors, ku luan miku i tij Leandro Paredes, i cili prej kohësh po e shtyn të rikthehet në Argjentinë.

“E di që Paulo dëshiron të vijë te Boca. E ka zemrën te Boca Juniors”, – kishte thënë disa javë më parë Daniel Paredes, babai i Leandros, duke zbuluar se kishte dëgjuar një bisedë mes dy lojtarëve ku Dybala shprehej i gatshëm të vinte.

Mes Romës dhe Dybala nuk ka ende bisedime për rinovim, siç e ka konfirmuar drejtori sportiv Frederic Massara. Për klubin verdhekuq peshojnë dëmtimet e shpeshta të lojtarit dhe paga prej rreth 8 milionë euro në sezon. Për të qëndruar në Romë, Dybala do të duhej të pranonte ulje rroge. Ndërkohë, Boca po pret.

The post E BUJSHME nga Argjentina: Dybala dëshiron t’i bashkohet këtij klubi që në janar appeared first on Telesport.