Humbja e Real Madridit ndaj Celta (2-0) e ka vënë fort në presion Xabi Alonson. Tashmë kanë filluar të dalin emra për zëvendësim të mundshëm në stolin madrilen. Në media dhe brenda drejtuesve të klubit po përmenden disa profile të njohura.

Zinedine Zidane mbetet kandidati i përhershëm, sa herë që Real Madridi kalon vështirësi. Ai e ka bërë këtë më parë duke zëvendësuar Benítez dhe Solari, por rikthimi i tij duket i ndërlikuar, pasi synimi i tij është të bëhet trajner i Francës pas Botërorit 2026.

Jürgen Klopp është një nga të preferuarit e Florentino Pérez. Ai pëlqehet shumë edhe nga tifozët, por aktualisht është drejtor futbolli te “Red Bull”, ndaj mbetet për t’u parë nëse do ta pranonte Realin.

Álvaro Arbeloa, trajner i Castilla, ka mbështetje prej kohësh nga drejtuesit, por dilema është nëse do ta zëvendësonte mikun e tij të ngushtë, Xabi Alonson.

Santiago Solari, aktualisht drejtor futbolli, e ka drejtuar më parë ekipin e parë pas largimit të Lopetegui, por u shkarkua. Emri i tij është përmendur edhe për Botërorin e Klubeve.

Raúl, legjendë e klubit dhe ish-trajner i Castilla, është pa ekip, por nuk duket se ka mbështetje të fortë brenda klubit për një rikthim të menjëhershëm.
The post Xabi Alonso në “fije të perit”, ja emrat që qarkullojnë për ta zëvendësuar appeared first on Telesport.











