Në fitoren e thellë të Interit ndaj Comos në “San Siro”, kapiteni Lautaro Martínez ishte sërish protagonist. “Toro” duket se ka lënë pas periudhat e luhatshme, që dikush ia atribuonte muajt e fundit, duke treguar gjithmonë kontributin e tij për ekipin, përtej golave të shënuar. Ish-sulmuesi Paolo Di Canio, nga studiot e “Sky Sport”, komentoi numrin 10 argjentinas dhe perceptimin që ka publiku mbi të:
“Çfarë prisni nëse thoni se ai është një nga 5 sulmuesit më të mirë në Europë? Anomalitë te Lautaro ndodhin vetëm kur nuk bën këto gjëra (referuar golit ndaj Comos). Nuk mund të kalojë 2-3 muaj kështu. Të gjithë janë të kritikueshëm, shikoni Haaland që shënon 32 gola në 32 ndeshje dhe dikush thotë se nuk është vendimtar.
Te Lautaro, që është lojtar i mirë, nuk kemi për qëllim të kërkojmë gabime të vogla. Problemi ishte se nuk shënonte dhe nuk luante aq mirë. Kjo tregon se ndonjëherë ka një ambient ku ndihet i fortë, por duhet ta tregojë me një vrap më shumë, një diagonale më shumë. Interi shënoi 4 gola ndaj Comos, është e vetmja skuadër që kur dominon, dominon”.
The post Di Canio për kritikat ndaj Lautaro: Nëse thoni se është mes top-5 sulmuesve në Europë, çfarë prisni?! appeared first on Telesport.











