Drejtuesi i Milan, Igli Tare, do të takohet këtë javë me agjentin Pini Zahavi për të diskutuar në lidhje me lojtarët Christopher Nkunku dhe Robert Lewandowski. Kontrata e sulmuesit polak me Barcelonën skadon në korrik 2026.
Marrëveshja është e ndërlikuar, pasi arabët i lofrojnë sulmuesit të ekipit katalanas një rrogë shumë më të mrië se ajo e kuqezinjve. Gjithsesi, drejtuesit e Milanit kanë planifikuar tashmë një takim për të kuptuar qëllimet e polakut dhe kërkesat e mundshme financiare.
Nga ana tjetër, Nkunku mbërriti te Milan verën e kaluar për 38 milionë euro, plus një shumë të mundshme prej 4 milionë eurosh në bonuse. Por, performancat e tij (1 gol në 11 ndeshje zyrtare) po shqetësojnë drejtuesit kuqezinj, të cilët së shpejti do ta shqyrtojnë situatën me agjentin e tij.
The post Igli Tare takohet me agjentin e Nkunku dhe Lewandowski, polaku mund të zërë vendin e francezit te Milan appeared first on Telesport.











