Sergio Ramos i jep zyrtarisht “lamtumirë” aventurës në Meksikë, gati rikthimi në Europë

Aventura meksikane e Sergio Ramos ka marrë fund. Mbrojtësi spanjoll konfirmoi se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me Monterrey, duke u larguar zyrtarisht nga klubi.

Megjithatë, ish-lojtari i Real Madrid nuk ka ndërmend të tërhiqet ende nga futbolli, pavarësisht se është 39 vjec. Tani ai është një lojtar i lirë, ndaj do të vlerësojë ofertat e reja për të vazhduar karrierën e tij në fushë.

Gjatë një sezoni e gjysmë në kampionatin meksikan, Sergio Ramos realizoi 8 gola në 34 ndeshje, duke treguar se është ende një lojtar i vlefshëm në fushë. Ditët e fundit, ai ishte lidhur edhe me një transferim te Milan.

The post Sergio Ramos i jep zyrtarisht “lamtumirë” aventurës në Meksikë, gati rikthimi në Europë appeared first on Telesport.