Lagjja “Bregu i Diellit” në Prishtinë, po ka telashe me ujë dhe ndriçim.
Sipas një banori të kësaj lagjeje, mungesa e ujit dhe ndriçimit, po i shqetëson shumë të gjithë qytetarët, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Fol me Arin”, ky banor thotë se shqetësim më të madh kanë për fëmijët, pasi ka edhe shumë qen endacakë.
Ai shton se dritat e ndriçimit publik janë djegur, derisa askush nuk ua ka ndërruar deri më tash.











