Tacchinardi, i ashpër me Juventusin: Nuk po përmirësohet dhe ngre nivelin as me Spalletti

Juventusi pësoi një tjetër humbje në ndeshjen direkte, të luajtur në “Maradona” ndaj Napolit. Kjo ishte disfata e tretë në 14 ndeshje, në këtë fillim sezoni në kampionat. Ish-mesfushori Alessio Tacchinardi analizoi humbjen e skuadrës së Luciano Spallettit në studiot e “Pressing”.

Ai theksoi se problemi nuk është vetëm në këtë ndeshje, por duket një mangësi e lindur e skuadrës: “Juve nuk arrin të ngrihet në nivel, ishte një ndeshje e keqe. Formacion shumë mbrojtës, pa sulmues të spikatur; Napoli e dominoi pjesën e parë. Në pjesën e dytë, me një sulmues të vërtetë në fushë, Juve u rrit, edhe pse pa bërë diçka të veçantë”.

Kenan Yildiz shënoi për “Zonjën e Vjetër” dhe, sipas Tacchinardi, ai është një vlerë e shtuar për skuadrën, por edhe tregues i një varësie: “Kjo është një skuadër e varur nga Yildiz. Juve me Spalletti është përmirësuar? Jo. Është rritur? Jo. Tepër shqetësuese është se në ndeshjet e vështira nuk sjell ide apo zgjidhje”.

The post Tacchinardi, i ashpër me Juventusin: Nuk po përmirësohet dhe ngre nivelin as me Spalletti appeared first on Telesport.