- “Kryetari më i rëndësishëm, dhe jo vetëm i komunës”.
Fotografia e tij duke shikuar nga dritarja, trenerkat me vija Adidas nën pantolla, mesazhi “respekt për bukuroshen”, janë tre shënjuesit e parë me të cilin e nisi karrierën Lulzim Hetemi, karrierë e cila i nisi vetëm disa ditë para se të nënshkruhej si “Pensioner i Parakohshëm” kur po aplikonte në Ministri të Pushtetit Lokal për rindërtim të shtëpisë së vet në Bistricë të Leposaviqit.
Lulzim Hetemi tashmë është pjesë e listës zgjedhore të Vetëvendosje, por jo për Leposaviq, por për Parlament. “Kryetari më i rëndësishëm, dhe jo vetëm i komunës”, e kishe quajtur asokohe Albin Kurti, teksa tregonte se e kanë pasur bisedë telefonike me kërkesë të ndërsjellë që “ti mos lëshojë pe” dhe “as ti mos lësho pe”.
Dhe, pe s’u lëshua, Lulzim Hetemi qëndroi me muaj e muaj hermetikisht i mbyllur përbrenda objektit të komunës, ku hante, pihej, lahej e flente. Madje në një intervistë Hetemi i referohej vetes në në veten e tretë “qe, qitu ka flejt kryetari” duke treguar shtratin ku shtrihej, dhe qeben me të cilën mbulohej.
Sakrifica osokukiane, Hetemin e vendosi në listë të Vetëvendosjes.
Megjithatë, fjalët e Kurti se është “kryetari më i rëndësishëm, dhe jo vetëm i komunës” nuk duket të reflektojë rëndësinë që i ka dhënë në numër. Numërin 83 ia dhënë Vetëvendosja.
“Dua t’ju informoj se, me përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, kam paraqitur kandidaturën time për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, me numrin 83. Ju faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme. Me respekt,Lulzim Hetemi Kandidat për deputet – Nr. 83”, shkroi Hetemi në njoftim.
Hetemi, për tregimin ‘sovranist’ të Kurtit
- “Serbinë e ndjekim hu gardhi…me ushtri”.
Prej slloganit zgjedhor të kaluar, ‘cep më cep’, si tiketë zgjedhore me në dorë ‘sovranitetin’, ‘integritetin territorial’ dhe ‘ushtrinë e armatimin’.
Albin Kurti i Vetëvendosjes kërkon votë edhe kësaj here, si në shkurt, me ‘pushkën plot’ për ‘kojshin e keq’ të cilën e kishte refren në çdo tubim zgjedhor.
Me përfshirjen e Hetemit në listë, kjo temë tregohet të jetë sërish.
Por, tjetër gjë për audiencë brenda – tjetër gjë për atë jashtë.
Integritet territorial e sovranitet të kënduar në muskuj eksluzivisht të qeverisë së vet bashkë me ‘na duhet thelbësisht’ KFOR-i për ta ruajtur vendin nga agresioni serb: megjithatë e nxjerrin Kurtin ‘oksimoron’.
Ta zëmë, intervistë për “El Mundon” spanjolle:
El Mundo: A do të vazhdojë të jetë e nevojshme prania e KFOR-it në kuptimin e afatgjatë të këtyre kërcënimeve?
Kurti: Po, prania e KFOR-it mbetet thelbësore për sa kohë Serbia mbetet armiqësore ndaj Kosovës dhe Rusia vazhdon të ndeeez tensione në rajon. Tentimet e Moskës për të ndikuar në rajon, në kombinim me mungesën e njohjes nga Serbia, e bëjnë kyç për sigurinë dhe stabilitetin misionin e KFOR-it.
Lista e Vetëvendosjes
Mbi 95% e njëjtë me atë të zgjedhjeve të kaluara, Vetëvendosja dje publikoi listën pa ndonjë risi, përveç shtojcës së disa analistëve pro-pushtet tash të aderuar edhe hapur në partinë e vet.
Përforcimet erdhën në formën e Viktor Buzhalës dhe një analisti të Kanal 10, të cilit duhet rishikuar emrin.











