Aventurës së Brahim Diaz te Real Madrid i ka ardhur fundi. Marokeni nuk po gjen dot hapësira në formacionin e Xabi Alonso dhe largimi në janar duket i pashmangshëm.
Mesfushori sulmues 26-vjeçar, i cili refuzoi një ofertë nga Arabisa Saudite prej 100 milionë eurosh verën e kaluar, tani thuhet se i është prezantuar një kontratë katërvjeçare jashtëzakonisht fitimprurëse me vlerë 120 milionë euro, e barabartë me një pagë neto vjetore prej 30 milionë eurosh.
Një tjetër shtyësë për t’u larguar nga Real Madrid është edhe fakti që lojtari ka nevojë për minuta në këmbë për të qenë ën formën e duhur për Kupën e Botës 2026. Klubi madrilen është i gatshëm të lejojë largimin e Diaz, mjafton që oferta në drejtim të tyre të jetë rreth 50 milionë euro.
The post Mirupafshim Real Madrid! Brahim Diaz merr ofertën e parefuzeshme, gati zyrtarizimi në janar appeared first on Telesport.











