Rodrygo është aktivizuar në 16 ndeshje që kur drejtimin e Real Madridit e ka marrë Xabi Alonso dhe vetëm në 4 prej tyre e ka nisur si titullar. Tashmë nuk është më sekret, që braziliani me shumë gjasa do të largohet në merkaton e janarit.
Ndërkohë, “Defensa Central” zbulon se Real Madrid ka ulur çmimin e kartonit të Rodrygo-s, duke mos kërkuar më 100 milionë euro, por do të mjaftohet me një ofertë 70 milionë euro. Vetë Rodrygo po ashtu është i vetëdijshëm që me pak minuta në këmbë, mund të rrezikojë shumë për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet verën e ardhshme.
Sipas raportimit në fjalë, me çmimin e ri të vendosur nga Real Madrid për Rodrygo-n, ka nisur gara mes klubeve të mëdha për anësorin brazilian. Liverpool, Man. City, Chelsea, Man. United, PSG e Bayern, po monitorojnë me shumë interes situatën e brazilianit dhe do të tentojnë transferimin e tij gjatë janarit.
The post Për të mos i “mbetur në derë”, Real Madrid ul çmimin e Rodrygo-s. Garë e fortë për brazilianin tani appeared first on Telesport.











