Barcelona ka fituar 3-5 në transfertën ndaj Betis, e vlefshme për javën e 15-të në La Liga. Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 5-të më Antony, braziliani i harruar nga mbrojtësit e Barcelonës, e kishte të lehtë të dërgonte topin në portën e Joan Garcia. Megjithatë reagimi i katalanasve ishte i menjëhershëm.
Në minutën e 10-të, pas një aksioni të shpejtë, Ferran Torres gjen rrjetën, pas asistit fantastik të Jules Kounde. Dy minuta më pas, Roony Bardghji kroson, Ferran Torres shënon me një gjysmë-rroveshatë, një gol shumë i bukur nga spanjolli.
Në minutën e 30-të ishte radha e Roony Bardghji për të gjetur golin, suedezi shënoi pas asistit të mrekullueshëm të marrë nga Pedri. Në minutën e 39-të, Ferran Torres kompleton “hat-trickun” duke shënuar nga kufijtë e zonës së rreptsisë, i ndihmuar edhe nga devijimi i njërit prej lojtarëve vendas. Sërish asist i Bardghji, i dyti për këtë takim.
Pjesa e parë mbyllet 1-4 për Barcelonën. Në pjesën e dytë, në minutën e 56-të, katalanasit fitojnë një penallti për prekje të topit me dorë brenda zonës, pas goditjes së Rashford. Penalltinë e merr përsipër Lamine Yamal, i cili i tregohet i saktë nga 11-metrat.
Në minutat e fundit, Betis shënon dy gola, duke përfituar ngë një përgjumje e mbrojtes së Barcelonës. Në minutën e 84-të, Diego Llorente shënon golin e dytë për Betis, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe mbrojtësi ishte lënë në harresë nga mbrojtësit e Barcelonës.
Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Cucho Hernandez shënon golin e tretë për Betis nga pika e bardhë e penalltisë, pas një ndërhyrje të gabuar të Jules Kounde brenda në zonë. Rezultati përfundimtar, Betis-Barcelona 3-5. Barcelona kryeson renditjen me 40 pikë, 4 pikë më pak se Real madrid, që pret nesër Celta Vigo. Betis mbetet në vendin e 5-të me 24 pikë.
The post Barcelona me fitore spektakolare ndaj Betis, kalon presionin te Reali (video) appeared first on Telesport.











