Antony ndëshkon Barcelonën, Ferran Torres përmbys shifrat për dy minuta (video)

Në “Estadio de La Cartuja”, Betis përballet me Barcelonën për javën e 15-të në La Liga. Ndeshja në sEvilla ka nisur vrullshëm, ku janë 3 gola në 12 minutat e para.

Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 5-të më Antony, braziliani i harruar nga mbrojtësit e Barcelonës, e kishte të lehtë të dërgonte topin në portën e Joan Garcia. Megjithatë reagimi i katalanasve ishte i menjëhershëm.

Në minutën e 10-të, pas një aksioni të shpejtë, Ferran Torres gjen rrjetën, pas asistit fantastik të Jules Kounde. Dy minuta më pas, Roony Bardghji kroson, Ferran Torres shënon me një gjysmë-rroveshatë, një gol shumë i bukur nga spanjolli. Rezultati momental, Betis-Barcelona 1-2.

SHIKOGOLAT

The post Antony ndëshkon Barcelonën, Ferran Torres përmbys shifrat për dy minuta (video) appeared first on Telesport.