Mjafton goli i kapitenit, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Como (video)

Inter po fiton 1-0 ndaj Como në “San Siro”, pas 45 minutave të para, në ndeshjen e javës së 14-të në Serie A. Zikaltrit gjetën avantazhin që në minutën e 10-të, ku pas një vrapimi të jashtëzakonshëm për shumë metra të Luis Henrique dhe asistit perfekt për Lautaron, argjentinasi zhbllokoi rezultatin.

Como është kundërshtari i 30-të kundër të cilit Lautaro Martínez ka gjetur rrjetën në #SerieA; që nga sezoni i tij i parë me Interin (2018/19), asnjë lojtar nuk e ka arritur këtë moment historik në një ligë të vetme në 5 kampionatet kryesore të Europës.

Në minutën e 32-të, Como humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm. Dëmtohet Alvaro Morata, spanjolli la fushën e lojës duke ndierë shumë dhimbje në pjesën e sipërme të kofshës. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Inter.

SHIKOGOLIN

The post Mjafton goli i kapitenit, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Como (video) appeared first on Telesport.