Man. City “spektakël” ndaj Sunderland dhe rrit presionin ndaj Arsenal. Broja titullar në humbjen e Burnley, Chelsea nuk di të përfitojë (video)

Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e javës së 15-të për në Premier League. Në “Etihad”, Manchester City fitoi 3-0 ndaj Sunderland të Granit Xhakës, duke qenë tani vetëm dy pikë larg Arsenalit të vendit të parë. Ruben Dias zhbllokoi shifrat në minutën e 31-të me një gol spektakolar nga distanca. Goditja fuqishme e qendërmbrojtësit portugez përfundon në rrjetë. Në minutën e 35-të, Josko Gvardiol shënon me kokë pas krosimit të Phil Foden nga goditja e këndit.

Në minutën e 65-të, Phil Foden shënon me kokë pas asistit të Rayan Cherki, duke vuolsur fitoren 3-0 për “Qytetarët”. Chelsea nuk arrin të përfitojë nga humbja e Arsenalit, pasi “Blutë” u ndalën në barazim pa gola në transfertën ndaj Bournemouth dhe renditen në vend të katërt me 25 pikë, 8 pikë më pak se Arsenal dhe 5 pikë më pak se Aston Villa e vendit të tretë.

Tottenham rikthehet të fitorja pas pesë javëve, pasi sot mundi në shtëpi 2-0 Brentford. Vendasit gjetën avantazhin në minutën e 25-të me golin e Richarlison pas asistit të Xavi Simons. Në fund të pjesës së parë ishte Xavi Simons që dyfishoi shifrat.

Everton fitoi 3-0 ndaj Nottingham Forest, autogol i Milenkovic, goli i Thierro Barry në fund të pjesës së parë dhe goli i Kiernan Dewsbury-Hall në minutën e 80′. Armando Broja luajti titullar në humbjen e Burnley 2-0 ndaj Newcastle.Për “Qymyrxhinjtë” shënoi Bruno Guimaraes direkt nga goditja e këndit në minutën e 30-të. Antony Gordon dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund të pjesës së parë, miqtë mbetën me një lojtar më pak, Lucas Pires u ndëshkua direkt më karton të kuq për faullin ndaj Elanga.

SHIHGOLAT

The post Man. City “spektakël” ndaj Sunderland dhe rrit presionin ndaj Arsenal. Broja titullar në humbjen e Burnley, Chelsea nuk di të përfitojë (video) appeared first on Telesport.