Grupi do të diskutojë bisedimet aktuale midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas, të cilat kanë për qëllim gjetjen e një marrëveshjeje për të garantuar sigurinë e Ukrainës pas luftës.
“Do të udhëtoj për në Londër të hënën për t’u takuar me Presidentin ukrainas, Kryeministrin britanik dhe Kancelarin gjerman, dhe për të bërë një vlerësim së bashku të situatës dhe negociatave në vazhdim në kuadër të ndërmjetësimit amerikan”.
Kështu ka bërë me dije Presidenti francez Emmanuel Macron.
Grupi do të diskutojë bisedimet aktuale midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas, të cilat kanë për qëllim gjetjen e një marrëveshjeje për të garantuar sigurinë e Ukrainës pas luftës.
Starmer ka theksuar vazhdimisht se Ukraina duhet të përcaktojë të ardhmen e saj dhe ka thënë se një forcë paqeruajtëse nga “koalicioni i gatshëm” do të luante një rol “thelbësor” në garantimin e sigurisë së vendit.











