Arbër Hoxha vazhdon momentin e tij të jashtëzakonshëm, ku po shkëlqen te Dinamo Zagreb. Në fillim të derbit të sotëm ndaj Hajduk Split, Hoxha mori çmimin “Lojtari i Muajit Nëntor”, i treti rresht për 3 muajt e fundit.
Në “Maksimir” u luajt sot një nga përballjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kroat, supersfida Dinamo Zagreb-Hajduk Split, e cila përfundoi me shifrat 1-1. Të dyja klubet janë në garë të ngushtë për titullin kampion.
Golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit. Në minutën e 68-të, Michele Sego kaloi në avantazh Hajdukun, pasi shtuy topin në rrjetë, që vinte nga goditja e shokut të skuadrës. Ndërkohë në minutën e fundit shtesë, nga 13 minuta që u dhanë, Arbër Hoxha ndoqi aksionin deri në fund dhe dërgoi topin në rrjetë, pasi tentativa e parë e shokut të skuadrës u ndal nga portieri i Hajduk, i cili në rastin e dytë nuk kishte çfarë të bënte përveçse të nxirrte topin nga rrjeta.
Pas këtij barazimi, pas 16 javësh, Dinamo Zagreb merr kryesimin me 32 pikë, Hajduk Split ndjek me një pikë më pak.
The post Arbër Hoxha i jashtëzakonshëm, “ngre peshë” stadiumin me golin e tij në shtesë dhe shmang humbjen ndaj rivalit historik appeared first on Telesport.











