Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e javës së 15-të në Premier League. Në “Etihad”, Manchester City është duke fituar 2-0 ndaj Sunderland të Granit Xhakës. Ruben Dias zhbllokoi shifrat në minutën e 31-të me një gol spektakolar nga distanca. Goditja fuqishme e qendërmbrojtësit portugez përfundon në rrjetë. Në minutën e 35-të, Josko Gvardiol shënon me kokë pas krosimit të Phil Foden nga goditja e këndit.
Në “St. James’ Park”, Newcastle po fiton 1-0 ndaj Burnley. Për “Qymyrxhinjtë” shënoi Bruno Guimaraes direkt nga goditja e këndit në minutën e 30-të. Armando Broja titullar për Burnley. Miqtë janë me një lojtar më pak, Lucas Pires u ndëshkua direkt më karton të kuq për faullin ndaj Elanga.
Tottenham është duke fituar 2-0 ndaj Brentford. Vendasit gjetën avantazhin në minutën e 25-të me golin e Richarlison pas asistit të Xavi Simons. Në fund të pjesës së parë ishte Xavi Simons që dyfishoi shifrat. Everton është duke fituar në shtëpi 2-0 ndaj Nottingham Forest, autogol i Milenkovic dhe goli i Thierro Barry në fund të pjesës së parë.. Në ndeshjen tjetër, Bournemouth-Chelsea, mungoi goli në pjesën e parë.
The post Xhaka dhe Sunderland i tij nuk i rezistojnë dot Man. City-t. Tottenham “ok”, Broja titullar. Chelsea e mbyll pa gola (video) appeared first on Telesport.











