KQZ mblidhet nga ora 18:00, do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e partive në fletëvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga ora 18:00 do të mbajë mbledhjen e radhës sot.

Në rend dite është edhe tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, sipas njoftimit të KQZ-së.

Rendi i Ditës

1.            Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2.            Aktivitetet e Zyrës:

2.1.        Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshim plotësimit të pikës numër 7 (Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim) të Vendimit të KQZ me numër 01/3372-2005, i datës 21.11.2025.

3.            Këshilli për Operacione Zgjedhore:

3.1.        Shqyrtimi i opsioneve dhe afateve të veprimeve për votim përmes postës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28 dhjetor 2025;

3.2.        Shqyrtimi i dokumentit të kërkesave dhe specifikimeve për kontraktimin e shërbimeve postare për votim jashtë Kosovës.

4.            Këshilli për Çështje Ligjore:

4.1.        Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë, Prizren, Kaçanik, Istog dhe Zveqan.

5.            Të ndryshme