LDK thirrje ministres Rizvanolli: Publikoni informacionet nga kush po blejmë energji

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministres së Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, në lidhje me blerjen e energjisë elektrike.

Sipas saj, institucionet përkatëse duhet të publikojnë informacionet mbi marrëveshjet për blerjen e energjisë.

“Ju bëj thirrje zonjës Rizvanolli dhe institucioneve përkatëse që të bëjnë publik informacionin se nga kush po blejmë energjinë, sa po paguajmë për energjinë dhe nga cilat burime po e importojmë. Gjithashtu, më lejoni t’ju them se qeveria ka thënë që nuk importon energji, por kjo nuk është e vërtetë. Qeveria ka importuar energji, madje edhe kur zoti Kurti fliste për mafien energjetike”, ka thënë Bajrami.