“Fatura e rrymës është hajnia më e madhe”, Bajrami: LVV është në panik

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është në panik lidhur me çështjen e energjisë elektrike.

Ajo e cilësoi faturimin e energjisë si “hajninë më të madhe që po u bëhet qytetarëve të Kosovës” gjatë këtij mandati, raporton Klankosova.tv.

“Fatura e rrymës është hajnia më e madhe që po u bëhet qytetarëve të Republikës së Kosovës. Për shkak të gjetjeve dhe fakteve të publikuara këto ditë, LVV është në panik. Pas dështimit të konferencës së Armend Mujës, dje keni parë që doli në konferencë tashmë e ‘vet-quajtura ministre e ekonomisë’, zonja Rizvanolli, e cila nuk ka qenë në gjendje të zbardhë asnjë fakt, aq më pak të demantojë ndonjë prej fakteve që këto ditë i kemi shpërfaqur”, tha Bajrami gjatë  konferences për media.