Sot, një nga emrat më të shquar të muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri, feston ditëlindjen e tij të 65-të.
Me një karrierë që ka mbushur dekada dhe ka lënë gjurmë të thella në shpirtin e çdo shqiptari, Shaqiri ka kontribuar me këngët e tij, të cilat janë bërë pjesë e historisë muzikore.
Një urim i veçantë ka ardhur nga djali i tij, Korab Shaqiri, i cili ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen përmes një postimi në Facebook.
“Faleminderit për forcën, për dashurinë, për rrugën që e ecim bashkë, edhe kur kilometrat na ndajnë.
Sot, në këtë ditë të madhe të jetës tënde, të uroj shëndet, qetësi, gëzim e dritë në çdo hap!
Uroj që kënga jote të vazhdojë të frymojë gjatë, dhe do të frymoj siç ka frymuar gjithmonë, e @zemra jote të mbetet po aq e madhe sa gjithnjë.
Gëzuar 65-vjetorin, babë!”, ka shkruar mes tjerash ai.











