Labi nuk u ndal aty, duke e goditur sërish me një tjetër koment të rëndë: “Po të ishe e mirë, nuk do ishe larguar nga familja. Në moshën 13-vjeçare je larguar nga shtëpia”.

Kjo lidhet me periudhën kur Elijona, sipas raportimeve, ka jetuar për pesë vite nën kujdesin e shtetit gjerman, larg familjes së saj.