Një burrë ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njoftoi sot policia pa dhënë shumë detaje, por tha se po e heton vdekjen.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“HETIM MBI VDEKJEN – QKUK, Prishtinë 05.12.2025 – 04:10. Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24-orësh.











