Danilo Luiz da Silva është shndërruar në një rast unik në botën e futbollit. Ish-lojtari i Real Madridit dhe Juventusit u bë vendimtar me golin e fitores kundër Palmeiras (1-0), duke i dhënë Flamengos të katërtën “Coppa Libertadores”. Kjo është Libertadores e dytë për të, pasi e fitoi edhe në vitin 2011 me Santos, ku shënoi në finalen (2-1) ndaj Peñarol, së bashku me Neymar.
Mbrojtësi, sot i spostuar në qendër të prapavijës, ka fituar gjithashtu dy Champions League me Real Madridin (2016, 2017), duke krijuar një “palmares” të paprecedentë. I zgjedhur MVP i finales, Danilo tha: “Do t’i thoja Danilos së vogël të guxojë të ëndërrojë. Nëse ëndërron, mund ta arrish aty ku synon”. Ai shkëlqeu me 6 ndërhyrje të sakta, 98% saktësi pasimesh dhe tri goditje të bllokuara.
Danilo ia dedikoi triumfin babait të tij, tifoz i Flamengos, i cili po udhëtonte drejt Limës, por u detyrua të kthehej pas një humbjeje familjare. Ai zbuloi gjithashtu se refuzoi oferta të rëndësishme në janar: “Nuk mendova për paratë, por ëndrrën time për të fituar me Flamengon”.

The post Danilo, një rast unik në futboll. Dy Champions, dy Libertadores dhe dy gola në finale appeared first on Telesport.











