Kanë kaluar vite që nga trekëndëshi i famshëm i dashurisë Maxi López–Mauro Icardi–Wanda Nara, por plagët nuk janë shëruar plotësisht. Në një intervistë për SQP, Maxi López u rikthye te periudha e dhimbshme e ndarjes nga Wanda dhe tradhtia e ish-mikut Icardi. Ai kujtoi: “Icardi në shtëpinë time? E ndihmoja, si shumë djem të tjerë argjentinas…, ishte normale për mua”.
Max nuk futet në detaje për fundin e lidhjes me Wanda, por thekson se kurrë nuk do t’ua falë një gjë: “E vetmja gjë që nuk më pëlqeu është se futën fëmijët në mes për të më bërë keq”.
Nuk e quan urrejtje ndaj Icardit, por e sheh sjelljen e tyre si të ndryshme. Ai thekson se edhe Icardi tani po përjeton situatë të ngjashme pas ndarjes me Wanda: “Ka shumë gjëra që nuk i ndaj me Mauro, disa po…, por kur nuk më linin të shihja fëmijët, ishin të dy”.
López pranon se, edhe pse “Icardi e meritonte një grusht”, nuk veproi për hir të shembullit ndaj fëmijëve: “Kur po ndaheshim, ai më telefononte dhe përfshinte fëmijët në situata ku s’duhej të ishin… Ka shumë gjëra që s’i kam treguar kurrë”.
The post Maxi López nuk harron: Mauro Icardi e meritonte një grusht, një gjë nuk do t’ia fal kurrë appeared first on Telesport.











