Në një postim në rrjetet sociale, Guerot ka theksuar rëndësinë që të gjitha partitë politike të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që procesi të jetë plotësisht gjithëpërfshirës.
Ai ka nënvizuar gjithashtu se “roli i mediave të lira është thelbësor në një demokraci funksionale”.
“Gazetarët duhet të respektohen dhe, nëse është e nevojshme, të mbrohen”, theksoi Guerot.
Ambasadori francez ka përsëritur shpresën e Francës që zgjedhjet e 28 dhjetorit të çojnë drejt formimit të një qeverie të re, duke thënë se vendit të tij “i nevojitet një partner i plotë për të kontribuar në stabilitetin rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”.
Guerot ka bërë të ditur se e ka informuar presidenten Osmani për gatishmërinë e Francës për të mbështetur tranzicionin energjetik në Kosovë, përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, përpjekjet e Kosovës për t’u bërë anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, dhe zhvillimin e shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve. /Klankosova.tv











