Rita Ora shkëlqen me dukjen në Arabinë Saudite, ndërsa merr pjesë në ‘Red Sea Film Festival’

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ishte një nga yjet ndërkombëtarë që shkëlqyen në tapetin e kuq të edicionit të 2025-të të Red Sea International Film Festival, i cili po zhvillohet nga 4 deri më 13 dhjetor në distriktin historik Al-Balad të Jeddah, Arabinë Saudite.

Ngjarja e mbrëmjes së enjtes solli së bashku emra të mëdhenj të Hollywoodit, Bollywood-it dhe industrive filmike të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, duke përfshirë fituesin e Oskarit Adrien Brody, aktoret amerikane Queen Latifah, Kirsten Dunst, Jessica Alba dhe Uma Thurman, yllin kubano-spanjoll Ana de Armas, aktorin britanik Daniel Kaluuya, si dhe yllin tonë Rita Ora.

Nga Lindja e Mesme, yjet Sarah Taibah, Zeina Makki dhe Hanaa Mansour ishin gjithashtu pjesë e tapetit të kuq.

 Rita Ora (Foto: Harper’s Bazaar/Instagram)

Rita Ora tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi elegant, me prerje të guximshme, dhe flokët e kapura lart, duke i dhënë një prekje klasike dhe të sofistikuar paraqitjes së saj.

 Foto: Humanagement/InstaStory

Fotot e publikuara nga ngjarja tregojnë performancën e saj të stilit të lartë dhe karizmën që e shoqëron kudo ku shfaqet.

 Foto: Humanagement/InstaStory

Ky festival i rëndësishëm ndërkombëtar ofron një platformë për të promovuar filma nga e gjithë bota, duke nxjerrë në pah talentet më të spikatura dhe bashkëpunimet kreative mes industrive të ndryshme filmike. /Telegrafi/

 Foto: Daniele Venturelli via Getty Images

 Foto: Daniele Venturelli via Getty Images

 Foto: Daniele Venturelli via Getty Images