Një mbrëmje përkujtimore dhe emocionuese u zhvillua mbrëmë në emisionin “Krejt N’Debat”, i cili i ishte dedikuar kujtimit të veprës artistike të këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi.
Për të nderuar trashëgiminë e tij, në studio ishin të ftuar shumë miq dhe kolegë të ngushtë të tij, përfshirë emra të njohur si Big Mama, Ermal Fejzullahu, Adelina Tahiri, Avni Qahili, Butrint Pasjaqa dhe gazetari Labinot Nimani.
Kulmi i programit erdhi me publikimin e një materiali jashtëzakonisht prekës: performanca e fundit e Shpat Kasapit me Big Mamën.
Pamjet, të cilat nuk ishin transmetuar më parë, shkaktuan një valë emocionesh, duke bërë që Big Mama të shpërthejë në lot live në studio, e papërmbajtur nga dhimbja dhe kujtimet.
Gjithashtu, gjatë emisionit u bë e ditur se kjo performancë u publikua falë miratimit të familjes. Selvije Jao, bashkëshortja e Shpat Kasapit, i dha leje gazetarit Pasjaqa që të transmetonte pamjet e patransmetuara nga xhirimet e Shpatit me Big Mamën, duke ndarë kështu një pjesë të trashëgimisë së tij artistike me publikun dhe kolegët. /Prive











