Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ua ka rikujtuar partive politike që kanë afat t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë deri të dielën.
Afati përfundon me 7 dhjetor, shkruan Reporteri.net.
Aplikimi bëhet online në platformën e KQZ’së.
“Afati i dorëzimit të listës së kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës është deri më 7 dhjetor 2025”, thuhet në njoftim.
Zgjedhjet mbhahen më 28 dhjetor./Reporteri.net











