Thomas Tuchel po harton tashmë planet e tij për nxehtësinë e madhe që do të shoqërojë Botërorin në SHBA. Një nga masat parandaluese mund të jetë mbajtja e lojtarëve rezervë në dhomat e zhveshjes, në vend të pankinës: “Nëse kjo na ndihmon më vonë gjatë ndeshjes, kur ata hyjnë në fushë, atëherë e konsiderojmë si një mundësi.
Nuk i pëlqen askujt, sepse dua që lojtarët të jenë aty jashtë, të ndiejnë energjinë dhe të japin energji nga pankina në fushë, por e njoh përfitimin. Kam parë skuadra dhe lojtarë ta bëjnë këtë gjatë Kupës së Botës për Klube. Shpresoj të mund ta shmangim. Është gjithmonë më mirë kur mund të jenë me ne”.
Ndërkohë, vazhdojnë dyshimet për atë se kë do të përfshijë Tuchel në listën përfundimtare. Superylli i Real Madridit, Jude Bellingham, është kritikuar për disa qëndrime, veçanërisht për reagimin e pakënaqur pas zëvendësimit nga Morgan Rogers gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë: “Ajo ishte një pamje e keqe. Duhet të jetë çështje grupi.
Gjithçka që kemi bërë në grumbullim ka të bëjë me grupin. Duhet ta rishikoj episodin, isha i lumtur për golin. Fola shpejt me Morgan Rogers dhe isha i sigurt që të gjithë po festonin së bashku. Do të hedh një sy. Ajo nuk është pamja që duam të transmetojmë. Ndjejmë që të gjithë janë të angazhuar dhe pranojnë vendime të vështira, si para, ashtu edhe gjatë ndeshjes”.
The post Tuchel: Çështja “Bellingham” duhet sqaruar, i trembem vapës së madhe në Botëror appeared first on Telesport.











