Yann Sommer, portieri i Interit që më 17 dhjetor mbush 37 vjeç, zbuloi anët më private në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, duke folur për familjen, hobet dhe të ardhmen, që me shumë gjasa nuk e sheh në pankinë. Ai tha qartë: “Nuk mendoj të bëhem trajner, është një punë shumë stresuese. Nuk e kam menduar, në jetë ka shumë gjëra për të bërë”.

Ndërkohë, bota e spektaklit mund të jetë një alternativë interesante. Sommer kujtoi eksperiencën e tij si “aktor” në disa video promovuese për Zvicrën, së bashku me showgirl-in Michelle Hunziker, nga vendi i përbashkët. Ai rrëfeu me buzëqeshje: “Me Michelle krijuam një kimi të bukur, u argëtuam duke bërë gjëra në natyrën e Zvicrës sonë”.

Videoja, e realizuar për të promovuar turizmin zviceran, pati sukses të madh në rrjetet sociale, duke treguar një Sommer të pazakontë, i qetë dhe i natyrshëm para kamerës. Tani është portier, por e ardhmja e tij pas futbollit mbetet e hapur.

The post Sommer midis të ardhmes dhe spektaklit: Jo trajner, me Michelle Hunziker krijuam skena të bukura appeared first on Telesport.











