Flurije Selimi, 53-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht të enjten pas një aksidenti në Koshtovë, do të varroset sot në varrezat e fshatit Çabër.
Për ceremoninë e varrimit të së ndjerës, kanë njoftuar familjarët e saj.
Rastin e rëndë për Klankosova.tv e kanë konfirmuar Spitali i Mitrovicës dhe Policia e Kosovës.
Në aksidentin që ia morri jetën Flurije Selimit, ishin të përfshira dy vetura, derisa nuk është raportuar për të lënduar të tjerë.












