Ngjarja e rëndë në Itali, arrestohet shqiptari që dyshohet se vrau gruan

Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, ngjarje që ndodhi më 3 dhjetor në Pianello Vallesina di Monte Roberto (Ancona), është arrestuar.

Ai u gjet nga karabinierët i shtrirë përtokë, i plagosur rëndë, në një zonë të largët pranë Matelica (Macerata). Ambulanca shkoi në vendngjarje dhe Nazif Muslija u transportua në spital

Makina e 50-vjeçarit, në kërkim për vrasje të rëndë me dashje, një Smart i bardhë, u gjet e braktisur pranë vendit ku ndodhej shqiptari.

Dyshohet se shqiptari ka tentuar vetëvrasje, por rreth orës 16:30, një gjuetar në zonë e vuri re dhe i dha ndihmën e parë, para se të lajmëronte autoritetet.

Gruaja u gjetur e vdekur në shtratin e saj me goditje të forta në kokë dhe gjoks. Oficerët sekuestruan një tub hekuri ndërtimi ku raportohet se kishte gjurmë gjaku dhe do t’i nënshtrohet analizës.