Nicolas Maduro kërkoi të mbante 200 milion dollarë, të siguronte amnisti për deri në 100 zyrtarë të nivelit të lartë dhe të shkojë në një vend miqësor si pjesë e një marrëveshjeje të propozuar dorëheqjeje me presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti i Venezuelës synonte që kjo marrëveshje të përfshinte një mbrojtje të plotë për të gjithë bashkëpunëtorët e ngushtë, duke siguruar që ata të mos përballeshin me ndonjë ndjekje ligjore pas largimit nga pushteti.
Thirrja telefonike e shkurtër, vetëm 15 minuta, dështoi për shkak të kërkesave të forta të Maduros, raporton thetelegraph.
Ai insistonte të qëndronte brenda hemisferës Perëndimore, duke refuzuar vendet që lideri amerikan i sugjeronte, si Rusia apo Kina, të cilat mund të ofronin siguri, por që nuk ishin të pranueshme për Maduron.
Më vonë, Katar u konsiderua si një mundësi kompromisi, një vend që mund të pranojë Maduron dhe të sigurojë një azil të sigurt, duke plotësuar disa nga kërkesat e tij, ndërkohë që mbante një farë pranueshmërie për Shtetet e Bashkuara.
Ky zhvillim tregonte përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe negociuar mes dy palëve, megjithëse bisedimet fillestare kishin hasur vështirësi.
Ndryshe, SHBA-të e konsiderojnë Edmundo González si presidentin e ligjshëm të Venezuelës pas zgjedhjeve të manipuluara në vitin 2024.











