“Spalletti është fenomenal taktikisht, ai e lexon fushën si një kampion absolut dhe po na tregon se 1% bën gjithë ndryshimin në botë. Ai është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur ndonjëherë“, tha portieri i Juventus, Mattia Perin, për trajnerin e tij.
Deklaratë që vjen para përgatitjeve që bardhezinjtë po bëjnë para ndeshjes ndaj Napoli: “Pas tre fitoreve radhazi, ndihemi shumë mirë dhe trajneri na përgatit shumë mirë, pavarësisht se kush luan titullar”.
Portieri shprehet edhe për deklaratën e Spalletti se ai është një lider në dhomën e zhveshjes: “Spalletti më bëri të buzëqesh kur më quajti kështu. Ai ndonjëherë përdor fjalë të pabesueshme. Më pëlqen ta vë përvojën time në dispozicion të lojtarëve më të rinj“.
Në fund, Perin foli për muingesat e shumta, si ato të Vlahovic dhe Gatti, të dy të operuar së fundi. “Këto janë mungesa të konsiderueshme. Mungesa e Dusan do të jetë mjaft e gjatë, por ne jemi Juve dhe David e Openda janë këtu sepse e meritojnë“, u përgjigj Perin.
The post “Spalletti është një fenomenal, një nga trajnerët më të mirë që kam patur ndonjëherë” appeared first on Telesport.











