Saliba: Mjaft më të dytët, kemi besimin se këtë sezon mund ta fitojmë Premier League

Qendërmbrojtësi i Arsenal, William Saliba, thotë se ai dhe shokët e tij të ekipit kanë besimin se mund ta fitojnë Premier League këtë sezon. Gjithsesi, ai paralajmëroi se duhet të qëndrojnë të përqendruar.

“Topçinjtë” janë pesë pikë para Manchester City në krye të Premier League dhe duken në një pozicion komandues, duke pasur parasysh brishtësinë e treguar nga rivalët për titull si Chelsea dhe kampionët në fuqi Liverpool.

E dimë që duhet të qëndrojmë të përqendruar sepse në këtë Ligë gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt. E dimë që duhet të jemi të fortë dhe duhet të fitojmë çdo ndeshje. Nëse fitojmë çdo ndeshje, fitojmë Premier League”, tha Saliba.

Mendoj se ekipi dhe stafi kanë besim se mund ta fitojmë titullin, por duhet ta tregojmë këtë në fushë sepse nuk duam të përfundojmë përsëri të dytët“, tha francezi, duke kujtuar zhgënjimet e sezoneve të fundit.

Saliba gjithashtu vlerësoi punën e stafit për të ndërtuar një mbrojtje kaq të fortë. “Topçinjtë” kanë pësuar vetëm shtatë gola në 14 ndeshje të Premier League këtë sezon.

Stafi na jep energji sepse flasin gjithmonë me zë të lartë, madje edhe në stërvitje. Kur bëjmë gjëra të thjeshta, ata janë gjithmonë aty, me zë të lartë. Mendoj se është mirë që t’i kemi pranë nesh”, tha Saliba.

The post Saliba: Mjaft më të dytët, kemi besimin se këtë sezon mund ta fitojmë Premier League appeared first on Telesport.