Vetaksident në rrugën Gjilan-Kamenicë, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Ai tha se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Gjilanit, teksa hetuesit policorë të njësisë së trafikut janë duke i hetuar rrethanat e vetaksidentit.

“Me datën 05.12.2025 rreth orës 06:55 kemi pranuar informacion për një vetaksident trafiku në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë. Si pasojë një person ka pësuar lëndime të lehta trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Gjilan. Hetues policor të njësisë së trafikut janë duke i hetuar rrethanat e këtij vetaksidenti”, thuhet në përgjigjen e Osmanit.