Marshi për krerët e UÇK në Shkup, Mickoski: Hap i gabuar i Ahmetit, jam i bindur se VLEN nuk do ta mbështesë

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski komentoi protestën e paralajmëruar të liderit të BDI-së Ali Ahmetit në mbështetje të ish pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai tha se kjo është një lëvizje e gabuar e Ahmetit dhe mendon se duhet ta rimendoj këtë vendim, raporton SHENJA.

“Me këtë protestë po mundohen të mobilizohen para Kongresit të partisë. Me këtë ata vetëm po e vërtetojnë se do ta kenë shumë të vështirë që në të ardhmen të gjejnë partner të koalicionit.

Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur se as VLEN nuk do ta mbështes”, ka deklaruar Mickoski.

Mickoski distancohet nga protesta për çlirimtarët në Shkup, OLV-UÇK thërret konferencë