Operacioni “Rrjeta”, arrestohet 33 vjeçar që u kap me armë në Shtime

Policia në Shtime e ka realizuar planin operativ “Rrjeta”, në të cilin është prangosur 33 vjeçari Rr.B.

Atij i është gjetur një armë Ekol me bocë ajri, si dhe municion rruza metalike.

Zyrtarët policorë, po ashtu kanë bastisur edhe një lokal, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

1 armë e llojit Ekol,

1 karikator

3 bocë ajri

295 rruza metalike, kalibër 4.5 mm

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo aktivitet të dyshuar që mund të cënojë sigurinë publike, veçanërisht rastet që lidhen me mbajtjen apo përdorimin e armëve të kundërligjshme.

“Çdo informatë e dhënë nga qytetarët trajtohet me konfidencialitet të plotë, ndërsa reagimi policor është i menjëhershëm dhe profesional. Për çdo rast të dyshuar, qytetarët mund të telefonojnë në: 192, ose të dërgojnë infotrmata në aplikacionin digjital “Lajmëro policinë””.