Xhaka: Do të angazhohem maksimalisht për Hamzën si kryeministër i ardhshëm

Ragip Xhaka, babai i futbollistit Granit Xhaka, ka njoftuar se në këto zgjedhje nuk do të jetë pjesë e listës për deputet të Kuvendit të Kosovës, por do të angazhohet për fitoren e PDK-së dhe të Bedri Hamzës si kryeministër.

Ai tha se partia i ofroi besimin për të garuar sërish, por vendosi që të mos marrë pjesë.

“Megjithatë, pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe për shkak të obligimeve të shumta familjare, profesionale dhe angazhimeve në Zvicër, kam vendosur që këtë herë të mos marr pjesë në garë. Ky vendim ka ardhur me përgjegjësi dhe me respekt të madh për procesin zgjedhor dhe për të gjithë ju që keni besim tek unë.”

Faleminderit nga zemra të gjithë bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të Kosovës që në zgjedhjet e kaluara më nderuan me mbi 18,000 vota. Ky besim është një përgjegjësi dhe mirënjohje që do ta mbaj gjithmonë me krenari.”

Si kryetar i Degës së PDK-së në Zvicër, ai tha se do të kontribuojë për fitoren e partisë dhe të Bedri Hamzës.

“Do të jem plotësisht në dispozicion të strukturave dhe aktivistëve tanë për të dhënë kontributin tim në këtë proces.”