Ylber Vatovci nga Vushtrria , ndjehet i lumtur pasi që ka arritur që t’iu sigurojë ujë të pijshëm rreth 250 banorëve të një fshati në Afrikën Perëndimore.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në profilin e tij në ‘facebook’, teksa ka ndarë edhe një fotografi, në të cilën shihet puseta e ndërtuar, e që mbishkrim mbanë emrin e tij.
“Ylber Vatovci, Albania 2019”, shkruhet në pusetë.
Ndërkohë vetë Vatovci në përshkrimin e dhënë thotë se njerëzit mendojnë shumë për gjërat që dëshirojnë t’i kenë, por harrojnë për ato që i kanë.
“Ne mendojmë shumë për gjërat që dëshirojmë, ndërkohë harrojmë shpejtë ato që i kemi. E mira ime e dytë është bërë, me pak para dhe me ndihmën e 250 njerëzve, iu dha jetë fshatit në Perëndim të Afrikës. Për ju, për fëmijët e tyre, fëmijët e tyre”, ka shkruar ai përcjellë Klan Kosova.
Ndërkohë në fotografi shihen të gjithë banorët të mbledhur rreth pusetës, duke shijuar ujin e pijes.