Tre të plagosur nga thika po trajtohen në QKUK

Tre persona po trajtohen në Qendren Emergjente të QKUK-së.

Burimet të Klan Kosovës,  bëjnë të ditur se viktimat janë të plagosur me mjet të mprehtë.

Bëhet e ditur se aktualisht janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme.

Viktimat janë të lindur në vitin 1995, 2003 dhe 2005.

Nuk ka informacionet se ku ka ndodhur apo se si ka ndodhur ky rast.