Analisti Shenoll Muharremi ka treguar problemi kryesor me të cilin ballafaqohen aktualisht qytetarët e Kosovës.
Ai ka bërë me dije se ky problem nuk është Serbia.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar çmimet e larta dhe kostoja e jetesës është sfida kryesore me të cilën përballen kosovarët.
“Çmimet e larta dhe kostoja e jetesës. Qikjo është sfida ma e madhe e qytetarëve dhe familjeve. Qato që e ka ble me 100 euro në vitin 2021 sot i duhen ndoshta mbi 160 euro. Ose 100 euro e kanë vlerën e rreth 60 euro sot. Nuk është Serbia, Lista Serbe, e as politika.. po çmimet janë problemi kryesor i kosovarëve. Ne matjen e fundit IRI, 48% e qytetarëve të Kosovës thonë se kostoja e lartë e jetesës është problemi numër një i vendit. Ky është niveli më i lartë në gjithë Ballkanin Perëndimor, shumë më i lartë sesa në Bosnje, Serbi, Maqedoni apo Mal të Zi”, ka shkruar Muharremi.










