Ambasada gjermane ka reaguar për sulmet e Sami Kurteshit ndaj AGK-së dhe mediave.
Ambasada ka theksuar se krahasimi i AGK-së me grup kriminal, është sulm ndaj lirisë së medias.
“Krahasimi i Asociacionit të Gazetarëve (AGK) me një grup kriminal jo vetëm që është i padenjë, por edhe një sulm ndaj lirisë së medias. Ne i bashkohemi BE-së në dënimin e një retorike të tillë”, thuhet në reagim.











