Neymar ka pasur një natë magjike me Santosin, duke shënuar tripletë vendimtare në fitoren 3-0 ndaj Juventude, rezultat që i ka afruar shumë me shpëtimin, mos rënien nga kategoria. Për herë të fundit ai kishte realizuar tre gola në një ndeshje në prill 2022 me PSG. Me këtë fitore, Santosi ka nevojë vetëm për një pikë në javën e fundit, ose të shpresojë në hapa fals të rivalëve.
Pas ndeshjes shpërtheu festa, por ndodhi një incident. Një tifoz arriti të hynte në fushë për një “selfie” me Neymar, por u rrëzua, duke përplasur Zé Ivaldo, i cili u rrëzua mbi stolin e rezervave dhe u dëmtua. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, ndërsa disa lojtarë u panë duke qeshur nga situata komike.
Neymar po luan me dhimbje për shkak të një dëmtimi në gju që normalisht kërkon pushim, por ai dëshiron ta mbyllë kampionatin përpara se të vendosë për operacion apo terapi konservative. Edhe në gjysmë forme, ai po e shtyn Santosin drejt mbijetesës.
Um torcedor invadiu o campo no Alfredo Jaconi pra tentar tirar uma foto com o Neymar e acabou derrubando o Zé Ivaldo!
📽️@vaipedrolopes pic.twitter.com/eNM3fhOy0f
— LIBERTA DEPRE (@liberta___depre) December 4, 2025
The post Neymar çmend tifozin e Santosit, pasi shënoi 3 gola i lënduar. Pastaj “selfie” përfundon keq (video) appeared first on Telesport.










