Barcelona i ka dhënë pak kohë qetësie e reflektimi mbrojtësit uruguajan Ronald Araujo, që nuk po kalon një moment të mirë me katalanasit. Ai nuk është grumbulluar në takimet e fundit, por kjo nuk e ka ndalur atë të mendojë për merkaton.
Sipas raportimeve në disa media spanjolle, Barcelona po përballet me interes të vazhduar nga Chelsea dhe Liverpool për Ronald Araujo. Mbrojtësi uruguaian ka një kontratë me klubin “blaugrana” deri në vitin 2031, por nëse arrin oferta e duhur ai mund të largohet.
Për momentin asnjë nga palët nuk dëshiron të flasë, por duke qenë se Araujo nuk po ndihet shumë komod në Barcelonë edhe mund të largohet. Kostoja e kartonit të tij është 35 milionë euro. Këtë sezon, ai ka realizuar 2 gola në 15 ndeshje zyrtare me katalanasit.
The post Barcelona i ka dhënë “pushime” reflektimi lojtarit, dy klube të Premier League hedhin grepat appeared first on Telesport.









