Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Reshitaj, ka lavdëruar paraqitjen e mbrëmshme të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, në emisionin Debat Plus.
Ai ka vlerësuar se Hamza është kandidati për kryeministër të Kosovës ka që ofertën më të saktë ekonomisë së vendit
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Hamza është kandidati më i pranueshëm për administratën amerikane.
“Dje në mbrëmje e dëgjova me shumë vëmendje Bedri Hamzën në RTV Dukagjini. Mendoj se kandidatura e tij për kryeministër është më e afërta me një diagnostikë reale dhe të saktë të ekonomisë së vendit. Qasja e tij qeverisëse më duket gjithashtu më e përshtatshme për një shtet të vogël, të cilit nuk i duhen eksperimente ideologjike apo sociale, por një njeri me frymë bashkëpunimi shumëdimensional. Jam i bindur se Bedri Hamza është gjithashtu kandidati më i pranueshëm për administratën amerikane, por edhe i respektuar nga udhëheqësit e tjerë evropianë, si dhe nga partitë kryesore të qendrës së djathtë në shumicën e vendeve të Evropës”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Ai përbën një antidot të nevojshëm ndaj narrativës serbe dhe një faktor për uljen e tensioneve të vazhdueshme rreth çështjeve të sotme dhe të së ardhmes në Kosovë. Në stilin e qeverisjes, Bedri Hamza do të ishte një senator tipik i një kantoni të Konfederatës Zvicerane. Duhet votuar Bedri Hamza – per nje Kosovë ma mir.”, ka shkruar ai.











